Kryeministri Rama me fermerët në Lushnje: Koha nuk pret, bashkimi sjell 30% më shumë fitim
Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe risitë e skemës së re kombëtare për mbështetjen e këtij sektori, ku duhet të arrijmë një standard të përgjithshëm prodhimi për tregun e madh të BE-së.
Rama shoqërohet nga ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural Andis Salla, si dhe deputetja Belinda Balluku.
“Thelbi që duhet të biem dakord së bashku, jo me ata që e shohin bujqësinë nga tenxheret dhe buzët e tenxherëve mediatike apo gjithë ai pazar i madh i thashethemeve dhe llogjeve të Tiranës, por bashkë me ata që e shohin si mundësinë e tyre për të ndërtuar jetën dhe mirëqenien. Nuk është paraja çështja jonë kryesore sot. Ka qenë, por nuk është. Sot çështja është që të kuptojnë se çfarë duhet të bëjmë për ta siguruar paranë që na duhet për të ecur para në ndërmarrjen tonë. Koha tanimë nuk pret. Kemi shumë vite që flasim, por ndeshim në atë murin e paragjykimit. Unë jam piktor, jo financiar dhe llogaritar. 30% më shumë fitohet duke u bashkuar. Është e neveritshme se si për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lukuni e tërë tenxheres për ta nxjerrë nga kontekst është që themi. Për të vazhduar t’i bjerë një fyelli të thyer në të njëjtën vrimë; jepni naftë. Është e qartë se ajo që kemi bërë ne, është shumë herë më shumë se jepni naftë.”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

