Kryeministri Rama në Forumin botëror të Davos
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin ndërkombëtar në Davos. Rama ka takuar kryeministrin belg Charles Michel ku në fokus ishte çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Me pas kryeministri shqiptar ka takuar Mbretin Abdullah II i Jordanisë, pasi në fokus ishte organizimi në pranverë, në Shqipëri, i një takimi ndërkombëtar shumëpalësh mbi sigurinë rajonale e ndërveprimin kundër ekstremizmit të dhunshëm (në kuadër të iniciativës globale të Akaba-s, nisëm e Madhërisë së Tij).
Ndërkohë mësohet se kryeministri ka takuar Presidentin serb Vuçiç. Shpresojmë që Shqipëria dhe Serbia të hyjnë përnjëherë në Bashkimin Europian. Kështu raportohet të ketë deklaruar sot Kryeministri Edi Rama, i cili po merr pjesë në Samitin e Davosit.
“Procesi i anëtarësimit bazohet në arritjet. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë që këtë vit të fillojmë negociatat.
Kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozita të njëjta dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”, ka thënë Rama, sipas B92. Sikundër raportohet, Kryeministri Rama dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë përshëndetur sot në Davos, ndërkohë që pritet të zhvillojnë nesër një takim.
Prononcimi i Ramës se Shqipëria dhe Serbia mund të bashkohen në BE kur Serbia ta pranojë Kosovën, ka bërë që mediet serbe ta quajnë “provokim” këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar.
“Kur flasim për Serbinë, ajo ka avantazhin e negociatave me BE-në dhe ne presim që të fillojmë negociatat e pranimit këtë vit. Ne dhe Serbia mund të bashkohemi së bashku në BE, nëse Serbia e njeh Kosovën”, ka thënë Rama në Davos.
“Menjëherë pas takimit me Vuçiç, Rama provokon Serbinë”, shkruan media serbe.
Në foto: Kryeministri Rama sot në Davos me Mbretin e Jordanisë Abdullah II
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155503249356523/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155502641706523/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155502866261523/