Kryeministri Rama nuk heq dorë: Do votojmë me 30 korrik ndryshimet kushtetuese

Edi Rama nuk heq dorë nga loja me Kushtetutën. E ka ndarë mendjen, do ti heq koalicionet parazgjedhore.

Kryeministri Edi Rama tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se ky këshill e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit, duke shtuar se është në interes të Partisë Demokratike që të zhvillojë procesin e diskutimit.

Rama theksoi se është absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me listat e hapura, pasi vendi nuk është pa institucione dhe pa parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi cdo gjë që është e paqartë, që ka krijuar keqkuptim, apo edhe për mos kuptime të caktuara kidhur me pasojat e ndryshimeve kushtetuese. Është në interesin e PD që të zhvillojë këtë proces, sepse ky Këshill Politik e ka kryer misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit. Mbas 30 korrikut jeta politike vazhdon, kështu që do të na duhet të reflektojmë ligjin zgjedhor, cka Kushtetuta lidhur me listat e hapura do të imponojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë, por nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe pa parlament dhe mos ekzistenca imagjinare e parlamentit nga opozita jashtëparlamentare nuk e bën parlamentin inekzistent. Kjo tryezë është ndërtuar si shprehje e vullnetit të mirë dhe si vetëdije nga ana jonë, që pavarësisht faktit që PD dhe aleatët e saj u arratisën në drejtim të paditur, duke braktisur detyrën, ata janë pjesë e një realiteti politik dhe mohimi i këtij realiteti politik do ishte i padrejtë nga ana jonë”, tha Rama.

Ndërkohë nesër kalon Kodi Zgjedhor dhe me datë 30 korrik voton ndryshimet në Kushtetutë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?