Kryeministri Rama sulmon edhe “Zërin e Amerikës”
Pas investigimit të publikuar nga “Zëri i Amerikës” ku zbardheshin biseda të deputetëve dhe zyrtarëve të kabinetit “Rama” që ndërhynin për punësime të paligjshme, ka ardhur dhe reagimi i kreut të qeverisë.
Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë sulmon median e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke e cilësuar “kazan”.
“Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonike?Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik?Çfarë katandie?. Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit?”,- shkruan kreu i qeverisë.
Lexoni edhe…
- Zëri i Amerikës: Konkurset publike në Burgje, fushatë punësimi për zyrtarët e PS
- Sulmi ndaj “VOA”. Basha: Koha për të shkulur modelin Rama
- Vasili: Rama dhe gjithë grupi i PS u kap në përgjime
- Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri: Edi, Zoti të dhëntë shëndet, se mendja…
- Sulmi i Kryeministrit të vendit tim kundër “Zërit të Amerikës”, akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm!
- Shehaj ironi me Ramën: Ti je i vetmi zë i së vërtetës në botë