Kryeministri Rama: Tirana mbetet edhe pas 18 majit “zonë e kuqe”. Gjendja e jashtëzakonshme do vazhdojë edhe pas 23 qershorit

Kryeministri Rama e ka ndarë mendjen që Tirana të mos hapet me pretekstin se mbetet “zone e kuqe”. Te emisioni i Blendi Fevziut ai pohoi se nga data 18 maj e pas do lejohen baret dhe restorantet deri në ora 17.30, më pas mbyllen. Ai insistoi se nisur nga situata dhe rastet me koronavirus nuk do ta hapim Tiranën. Bile ai shtoi se Tirana do jetë e fundit që do të hapet.

Por ajo çka solli irritim në rrjetet sociale ishte deklarata e kryeministrit Rama kur i pyetur nga Blendi Fevziu se a do ta hiqni ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme me 23 qershor, shefi i qeverisë theksoi se “ka mundësi ta mbajmë prapë”!

Pyetjet që dalin pas dy deklaratave të kryeministrit Rama janë: Pse e mban Tiranën të mbyllur dhe me kushte ekstreme bllokimi, ndërkohë që rastet nuk janë aspak rrezikuese? Pse nuk e kthen në “zone të gjelbër” kryeqytetin apo ke frikë nga protestat e opozitës? Edhe sa muaj do të gjesh pretekstin e koronavirusit për ti mbyllur qytetarët dhe ndëshkuar opozitarët? Pse gjatë kësaj gjendje emergjence po kryhen vjedhje të pronës publike si dhe VKM që nuk duhen të firmosen në kushtet “lufte”?

SHKARKO APP