Kryeministri Rama tjetër ftesë për studentët: Jam gati, i pres sot në 11:00
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ka bërë më dije se i rikujton studentët që sot në orën 11:00 pret studentët për të dialoguar mbi Universitetin.
Në këtë diskutim Rama pret dhe pedagog, ndryshe nga hera e parë që u shpreh se do të bisedonte vetëm me studentët dhe për studentët.
“MIRËMËNGJES dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeminstri në Facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156299833716523/?type=3&theater