Kryeministri Rama u nis për Çamerinë, por përfundoi si Vorio-Epiriot
Nga Spartak Ngjela.
Një turp i madh për politikën që po qeveri Shqipërinë, pasi të nisësh mandatin me premtimin se do të flasësh për Çamërinë dhe ta përfundosh atë me lëshimet për gjetje e ndërtim të varrezave greke, është një akt që mund të bëhet nga një kryeministër qesharak.
Është ky konkluzioni i avokatit Spartak Ngjela, i cili i referohet relatave dhe lëvizjeve të fundit që kanë ndodhur mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas Ngjelës, fakti se qeveria shqiptare po merret me varret e grekëve të rëndë në Luftën e Dytë Botërore, tregon një regres të ashpër, një rikthim në fantazmën groteske të Vorio- Epirit.
Ngjela shton se është e tupshme që kryeministri shqiptar i jep grekëve varreza, në një kohë ku duhej të kërkonte llogari për gjenocidin e ushtruar nga shteti fqinj kundër popullsisë çame.
Pse nuk kërkon varret e çamëve dhe merresh me ato të grekëve, pyet Spartak Ngjela, duke dhënë dhe një përgjigje tjetër thumbuese për kryeministrin Rama.
Për më tepër lexoni statusin e Avokatit:
Marrëveshja jopolitike dhe kundër dinjitetit kombëtar e kryeministrit Edi Rama për varrezat e ushtarëve grekë – sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave shqiptarë.
l.
Varret fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit.
Vorio-Epiri është ide e krijuar nga pushtuesit grekë që, me ndihmën e fuqive të mëdha, në vitin 1913, kanë pushtuar si aneksim tokat shqiptare nga Janina e deri në Prevezë në favor të Greqisë.
Risjellja në kujtesë e varreve të ushtarëve grekë, s’bën gjë tjetër veçse evokon sërish orekset pushtuese greke.
Por tani, pas fuqizimit të Shqipërisë në Perëndimi, kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit aktual të Shqipërisë, që duket se është i trembur nga Reforma në Drejtësi.
Ky është një akt anormal për qeverinë shqiptare dhe për një kryeministër që niset për të mbrojtur Çamërinë dhe përfundon në fantazmën groteske greke të Vorio-Epirit.
Përpara se sa të flitet për varre ushtarësh pushtuesë; çdo qeveri shqiptare duhet të kërkojë varret e shqiptarëve të vrarë gjatë masakrës genocidiale kundër çamëve në Greqi; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar çam të vrarë në vitin 1945; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar që është shpërngulur nga trojet e veta etnike si dëm material; duhet të kërkojë dëmin material që i është shkaktuar shtetit shqiptar si pasojë e genocidit antiçam për strehimin e shqiptarëve etnikë të shpërngulur nga trojet e tyre mijravjeçare; duhet të kërkojë kthimin e të gjitha pronave të shqiptarëve etnikë çamë në Çamëri, kudo ku çamët i kanë pasur ato në Greqi; duhet të kërkojë kthimin në Çamëri të të gjithë shqiptarëve çamë të shpërngulur me masakër nga trojet e tyre; duhet të kërkojë autonominë e Çamërisë; dhe, në fund, të gjitha këto duhet t’i potencojë si kërkesë historike me anë të aleancës shqiptaro- amerikanë.
Padrejtësinë shqiptare e kanë krijuar fuqitë e mëdha: Franca dhe Rusia, se pushtuesit grekë shqiptarët i kishim mbytur dhe me gurë.
Por duhet të kujtohemi se shqiptarët sot janë në aleancë me fuqinë më të madhe dhe të vetme botërore.
Megjithatë, kuptohet se shqiptarët sot nuk e kanë një kryeministër që të potencojë dinjitetin shqiptar dhe të strukturojë skemën historike për bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç kuptohet që po e kërkon politika amerikane.
ll.
Shqipëria sot gjendet tamam si në vitin 1999, përpara se të fillonin bombardimet kundër Jugosllavisë; por edhe atëherë, që qeveria shqiptare të bashkohej me mendimin amerikan për bombardimet e Jugosllavisë, u desh të rrëzoheshin dy kryeministra rresht: Sali Berisha dhe Fatos Nano.
Politika amerikanë e kishte provuar atëherë se, me këta dy kryeminustra nuk mund të bëheshin bombardimet kundër Beogradit. Prandaj ajo i rrëzoi të dy.
Por duhet thënë se, deri tani, vetëm një kryeministër i është përgjigjur skemës amerikano- gjermane për ngritjen reale të shqiptarizimit në Ballkanin Perëndimor, si i vetmi aleat real amerikan në Ballkan – dhe ai ka qënë Pandeli Majko.
Ky ishte kryeministri shqiptar që iu dha udhë reale bombardimeve për çlirimin e Kosovës.
Të tjerët, në forma të ndyshme, kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues për të garantuar pushtetin e tyte; dhe, në fund, kanë rënë në korrupsion: kanë vjedhur mjetet monetare të shtetit shqiptar dhe kanë bllokuar zhvillimin; por të gjithë janë kryeministra-kunguj; që vetëm kanë vjedhë shqiptarët.
Po ky i sotmi?
Është e njëjta prerje me paraardhësit e tij, por, nëse do të vijojë kështu, duhet ndërruar.
lll.
Shqiptarët duhet ta dinë mirë sot se me një kryeministër që niset për Çamërinë dhe përfundon në fantazmogorinë pushtuese të Vorio-Epirit, nuk mund të kenë të sigurt asgjë.
Sëmundja e kryeministrave shqiptarë, që nga Ahmet Zogu deri te ky i sotmi duhet shrrënjosur në Shqipëri; sepse në të kundërt shqiptarët nuk mund të kenë perspektivë zhvillimi.
Sot që ka dalë në pahun e historisë aleanca shqiptaro-amerikane për politikën ballkanike, një kryeministër si ky që është, përbën vetëm pengesë dhe rrezik për zhvillimin shqiptar dhe për vetë aleancën me Uashingtonin dhe Berlinin.
Çdo politike e re ka kohën e saj, ku ajo ose konsumohet, ose humbet. Shqiptarët duhet të nxitojnë se ky është një fat i madh historik për zhvillimin e tyre, por që ka afër tete vjet që po pengohet nga dy kryeministra fantazmë – Sali Berisha dhe Edi Rama.
Tani që të dy janë futur në udhën e likuidimi të tyre, por që, duke parë marrëveshjen e fundit për varret e ushtarëve grekë, kuptojmë se ende po vijon në Shqipëri vallja makabër e Esat Toptanit.
Po amerikanët çdo bëjnë?
Duhet të veprojnë si në vitin 1999; kur gjetën Pandeli Majkon dhe e çuan skemën deri në çlirimin e Kosovës.
Sigurisht, edhe maxhoranca socialiste duhet ta ketë parasysh këtë, sepse nuk e ka pasur të lehtë që të jetë partnere me politikën amerikane, por, përderisa tani e ka arritur këtë, duhet të dijë të manovrojë brenda frymës që po kjo mazhorancë, me kryeministrin e vet, në vitin 1999, diti të ndihmojë realisht në çlirimin e Kosovës.