Kryeministri shkarkon në pikë të mëngjesit zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, emëron Belinda Ballukun

Një ditë pasi presidenti Bajram Begaj filloi detyrën si President do t’i duhet të firmosë dekretin për shkarkimin e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, firmosur nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku, pra, emërohet edhe zv/kryeministre, duke mbetur edhe ministre.

Po kështu ai ka zëvëndësuar edhe kryenegociatorin Zef Mazi.

Ja se çfarë shkruan kryeministri:

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit,” shkruan Edi Rama

Vendin e Zef Mazit e zë Majlinda Dhuka, e cila do jetë edhe ministre e Shtetit. Kjo e fundit është drejtoreshë e Departamentit të Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri.

“Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon,” shkruan Rama

 

SHKARKO APP