Kryeministri: Të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit

Ka nisur në Kuvend diskutimi i projektbuxhetit për vitin 2025. Diskutimin e ka nisur Kryeministri Edi Rama, i cili tha se të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrin trefishin e bonusit.

“Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 1000 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundvitit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro.

Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha Rama.

SHKARKO APP