Kryeprokurori firmën, Kryeministri vulën
PS dhe Edi Rama nuk tërhiqen nga zgjedhja e një kryeprokurori të përkohshëm. Edhe ambasadorët Lu e Vlahutin e duan një largim sa më të shpejtë të Adriatik Llallës. Edhe Euralius dhe Opdad po se po. Kundërshton opozita. Presidenti Meta kërkon shina kushtetuese, por kryeministri Rama vetëm që të emërojë një tjetër prokuror është gati ta spostojë për gjithë natën trasenë me shina të hekurudhës, por të shpëtojë ca dosje ministrash. Nga Italia mbërriti lajmi se ish-ministri Tahiri po hetohet edhe nga prokuroria italiane. Frika se me Llallën mundet që Saimir Tahiri të esktradohet e ka bërë Edi Ramën të zgjedhë një prej të shtatëve nga emrat kryeprokuror të përkohshëm. Jo se shkëlqeu Llalla, por rastin Tahiri do ta çonte deri në fund, edhe te kryeministri.
Me sa duket kryeprokurori i ri do ketë firmën, kurse vulën e prokurorisë do ta mbajë Engjëll Agaçi në Kryeministri. Agaçi është një nga juristët me të zotë që Rama ka ofruar në qeveri. Por punon për kryeministrin zoti Agaçi e jo për palën kundër Ramës. Si rregull Prokuroria heton qeverinë, por jo vetëm. Tani Kryeministrit do ti shtohen punët, sepse do ti duhet ditën të punojë në kryeministri, kurse në darkë të vulos në Prokurori.
Me mirë të emëronte prokuror të përgjithshëm, Engjëll Agaçin, momentalisht si sekretar i përgjithshëm në Kryeministri. Një njëri e dy punë! Të paktën Agaçi e njeh ligjin dhe di si të të shpëtojë edhe nga ligji.
A. Mati
(marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/kryeprokurori-i-pergjithshem-firmen-kurse-kryeministri-vulen-e-prokurorise/