Kryetari i komunës së Bujanovcit: Propozimi për kufinjtë erdhi nga Beogradi por e tha Thaçi

“Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ka ardhur pas një raporti të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, në të cilin jepet oferta për shkëmbimin e Preshevës me katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës”. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, i cili beson se një raport i tillë është sponsorizuar nga vetë kreu shtetëror në Beograd.

Kamberi, i cili më herët ka qenë deputet në Parlamentin e Serbisë dhe ku kishte pasur përplasje të ashpra në legjislativ në atë kohë me ish-kryeministrin Aleksandër Vuçiç, tashmë President i Serbisë, thotë se Lugina e Preshevës nuk është vetëm Presheva e aq më pak disa vendbanime kufitare në ish-Zonën Tokësore të Sigurisë, por përfshin tri komunat: Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin me 1264 kilometra katrorë.

I pari i Bujanovcit insiston se çdo zgjidhje parciale për Luginën e Preshevës do të sjellë tragjedi humanitare. Gjatë intervistës për “Zërin”, Kamberi ka shtuar se Lugina e Preshevës nuk kërkon kurrfarë zgjidhje, e cila cenon integritetin territorial të Kosovës e as Kosova për hatër të Luginës të heqë dorë nga ndonjë prej kërkesave të saj karshi Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po flasim për deklarimin e shqiptarëve të këtij rajoni në Referendumin e vitit 1992, në të cilin jemi deklaruar për të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovën. Pra, një kërkesë e shtruar në mënyrë plebishitare para se të krijohet situata aktuale në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Kamberit, Serbia ka angazhuar edhe ekspertë të jashtëm për t’i bërë “llogaritë” e skenarëve të zgjidhjeve të mundshme të çështjes së Kosovës. “Siç e thashë edhe më lart, ne nuk kërkojmë kurrfarë flijimi që Kosova duhet të bëjë për dëshirat tona, ne kërkojmë që e drejta e shprehur nga popullata shqiptare të gjendet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel”, ka pohuar mes tjerash Kamberi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?