Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk do firmos ligjin e Vettingut PS-LSI

Burime të besuara tregojnë se Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk do ta dekretojë ligjin e votuar në parlament vetëm nga mazhoranca, pra ligjin e Vettingut. Arësyeja mbetet se është ligji me i rëndësishëm pas Reformës Kushtetuese me 21 korrik votuar me 140 deputetë. Duke qenë se opozita e kundërshtoi me disa amendime, të cilat nuk u morën parasysh nga PS dhe LSI, si dhe mëqënëse se Presidenti ka mundësine kushtetuese t’ju jap edhe një shans parlamentit të diskutojë për të gjetur konsensus mes pozitës dhe opozitës, mësohet se nuk do të dekretohet. Presidenti thonë të njëjtat burime edhe mund ta dekretonte, duke gjetur edhe mosfirmosjen, pra kalimin me heshtje, porse PD-ja do të apelonte në Gjykatën Kushtetuese, çka do të thoshte që nëse kjo Gjykatë e rrëzonte ligjin atëhere e gjitha praktika e Reformës do të vonohej duke e çuar ligjin në praktikën e fillimit. Ndërsa nëse Presidenti e kthen prapë në parlament i jep mundësi paleve që ta debatojnë brenda një kohe shumë të shkurtër  dhe të gjejnë konsensus pozitë-opozitë.

Pra ndonëse gjesti i Presidentit të Republikës mund të quhet nga PS-ja si vonesë e kreut të Shtetit, përsëri nëse gjykohet me qetësi me mirë një kthim nga Presidenti se sa një rrëzim nga Kushtetuesja.

Kushtetutesja  duke patur edhe variantin e rrëzimit e sjell ligjin e Vetingut në një spirale të rrezikshme, pasi do të duhej të fillonte nga e para.

E mira do të ishte që palët të kishin gjetur udhën e arësyes PS-PD, por kjo tashmë nuk duket për momentin, ndaj është më mirë kthim se sa rrëzim në Kushtetuese.

Megjithatë Presidenti do të ketë konsulta të gjera juridike para se të firmos miratimin apo kthimin për në parlament për ta rishikuar. Pritet që ambasadorët Lu dhe Vlahutin të takojnë Presidentin që të mos e kthejë ligjin.

 

SHKARKO APP