Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani: Qeveri kosovare, e cila mbahet nga votat serbe!

Sot parlamenti kosovar votoi qeverinë e re mikse. Fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti u rrëzua me puç dhe partia e dytë merr qeverinë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kundërshtoi publikisht qeverinë e re të vendit, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti. Në një prononcim për mediat në Kosovë, ajo tha se ekzekutivi i ri varet nga Lista Serbe, Beogradi dhe presidenti Hashim Thaçi.

“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar. Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”, u shpreh Osmani.

SHKARKO APP