Ku janë demokratët e Partisë Demokratike, si qytetarë-prind, zoti Basha?
Lulzim Basha e mbylli Kuvendin Kombëtar të PD-së, e tashmë është i qetë. Këshillin Kombëtar e zgjodhi. Por sot në protestë nuk po duken demokratët si qytetarë apo prindër të studentëve. Janë me mijëra studentë para kryeministrisë, paqësorë e të vendosur. Ata kërkojnë 8 pikat e tyre të bëra publike dhe nuk tërhiqen. Nga ana e tij kryeministri Rama prapë postoi në instagram një mesazh se hajdeni se ndryshe do mbeteni për festa aty, jashtë duke bërtitur.
Por në sheshin para kryeministrisë sondazhet tregojnë se ka pak demokratë, të cilët i janë bashkuar protestuesve para kryeministrisë. Edhe ata demokratë që kishin ardhur, ndodheshin me inisiativën personale, por jo si një thirrje partie për të shkuar dhe qëndruar pranë të rinjve studentë. Një demokrat 24-karatash si Marçel Lacaj ishte, pasi është kudo e përherë si intelektual demokrat, ndaj çdo padrejtësie. Ai doli se nuk e le ndërgjegja, por jo si një thirrje partie, sepse nuk ka organizim demokrat për në shesh.
Ndonëse bëjnë deklarata live, por demokratët nuk janë te kryeministria zoti Basha! Akoma nuk janë të qartë në Selinë Blu se çdo bëjnë me vetveten përballë Edi Ramës.