Manjani: Kufiri me Greqinë, tradhëti e lartë ndaj Shqipërisë
Nga Ylli Manjani
Tradhëti e lartë ndaj Shqipërisë!
————
Me çmë panë sytë, harta e kufirit detar që Greqia dhe Qeveria jonë kanë rënë dakort është tradhëti e pastër ndaj Shqipërisë!!!
Ai që mban fjalime me Esadistë është në fakt Krye-Tradhëtari i Shqipërisë! Më vjen keq, nuk do ta besoja po të ma thonin, që Ditmir Bushati ka rënë në këtë pellg zhuli!!!
Ajo hartë e zezë po i imponohet grupit negociator, i cili duhet thënë se drejtohet nga pro grekë, por jo të gjithë janë ashtu!
Po të krahasosh hartën që duan të bien dakort këta me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, me ndarjen e vitit 2009, është keq dhe me keq!
Nuk është më vetëm çështje e zonës ekonomike, paralizohet edhe transporti detar dhe përfitimet e Shqipërisë në të!
Tradhëtarët e vendosin kufirin fiks në kulimin e gjirit të Sarandës dhe propozojnë të ndajmë barabar detin e hapur!
O zot, është momenti të thuash edhe ti fjalën tënde!!!
Qeveria jonë, e pa mandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakort me SHKËMBIM TERRITORI!!!
Të gjitha nenet e Kodit Penal e dënojnë këtë poshtërsi, me KALBJE NË BURG!!!
Kjo nuk është më çështje kulturore, por çështje tërësie territoriale e shtetit tonë të përbashkët!!!