Kujdes opozitarë! Po vjen 17 maji, 1-vjetori i pazarit të Bashës me kryeministrin

Të gjithë e dijnë se data 17 maji 2017 ishte dita masakruese për PD dhe demokratët në gjithë Shqipërinë, pasi Lulzim Basha ishte betuar dhe stërbetuar se “do ta groposte politikisht Edi Ramën dhe se nuk do të futej në zgjedhjet parlamentare” u dorëzua papritur dhe u puth në mesnatë me kryeministrin Rama, i cili ishte në fundin e humnerës politike dhe pa kthim. Lulzim Basha i dha oksigjen Edi Ramës. Nuk dihet se sa e shiti “oksigjenin” politik, por fakti mbetet se demokratët u tradhtuan, u shitën dhe u poshtëruan. Votat që mori PD-ja ishin katastrofike, aqsa do ti mblidhte vetëm Shaban Memia, dikur, pa parti e pa Berishën. Idealet u shitën me 17 maj 2017. E keqja mbetet se nuk u kërkua falje, por u përjashtuan figurat kryesore e historike të PD-së si Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Ridvan Bode, e shumë të tjerë. PD-në, pas daljes nga çadra e shitën. Tani e përçanë. Dhe po e thermojne e copetojne përditë.

Edhe pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, Basha, në vend që të ofronte bashkëpunim ndër radhët demokrate, e përçau me përjashtime dhe me nenin e përjetsisë së mandatit të kryetarit. Tani, PD-ja nuk ka më asnjë interes për pushtet për demokratët. Mjafton të përsërisë një 17 maji tjetër, aq me tepër që po vjen përvjetori i parë i pas pazarit të 17 majit 2017.

Ndaj qesh e përqesh kryeministri Rama. Lul basha nuk bën dot një protestë apo demonstratë përballje kundër Ramës. Mjafton një fjalim, del në televizor dhe i nis prapë në shtëpi demokratët, të cilët pas mitingut thonë të mërzitur: “Prapë në Tiranë, ne, për të mbushur sheshin që të dalë Lulzim Basha i fortë e më pas i fut një pazar të dytë”.

PD-në mos e ktheni në mburojë për interesat e një grupi në selinë blu. PD-ja ishte flamur dhe shpresë, kurse tani po e kthejnë në gomonen e mesnatës së 17 majit.

SHKARKO APP