Kukan-Metës: Votimi me konsensus në Kuvend e bëri Shqipërinë më europiane

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me eurodeputetin Eduard Kukan.

Eurodeputeti Kukan i ka shprehur falënderime kreut të Kuvendit, Meta për rolin e tij në arritjen e konsensusit mes partive politike, që gjë bëri dhe kalimin e Reformës në Drejtësi në mënyrë unanime.

Duke vlerësuar rolin e Metës dhe partive të tjera në këtë proces, Kukan ka vlerësuar se me miratimin e reformës “Shqipëria është më europiane sesa dje”.

Nga ana e tij, kreu i Kuvendit, ka shprehur vlerësime për rolin e Eurodeputetit Eduard Kukan në arritjen e marrëveshjes politike. Ai ka vlerësuar dhe rolin e Partisë Popullore Europiane e cila u angazhuar në negociatat me Partinë Demokratike.

“Roli juaj dhe Partisë Popullore Europiane është shumë i rëndësishëm”,- tha Meta.

Kreu i Kuvendit ka vlerësuar edhe një herë rëndësinë që kishte konsensusi politikë për kalimin e reformës, duke e cilësuar votimin unanim si një hap vendimtar për suksesin e saj.

SHKARKO APP