Kukës, qindra forca policie arrestime në mesnatë me urdhër prokurorisë
Protesta e djeshme në Kukës te pjesa e Rrugës së Kombit shkaktoi dhunë, përplasje dhe djegie. Kryeministri Rama foli ashpër dje dhe paralajmëroi arrestime dhe ndëshkim ndaj tyre. Nuk ka vonuar dhe Kukësi mbrëmë dhe sot është pushtuar nga qeveria e Ramës- thonë në Kukës. Qindra forca të FNSH, RENEA dhe të policisë lokale kanë zhvilluar aksione gjatë mesnatës aksione për të prangosur protestuesit.
Ende nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve, pasi policia ende nuk ka dhënë informacion për këto arrestime, por në news24 familjarët e të arrestuarve thonë se janë me dhjetra të arrestuar. Familjarët të shqetësuar janë mbledhur mëngjesin e sotëm, para Komisariatit të Kukësit të shqetësuar lidhur me fatin e të afërmeve të tyre.
Siç bëjnë me dije, policia u ka shkuar në mesnatë në familje, dhe duke i terrorizuar ka arrestuar personat që kanë qenë pjesë e protestës. “Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, thonë familjarët e tyre.
Kukësi ndodhet nën rrethim të fortë policor, ndërkohë mësohet se kreybashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu është në presion të madh nga kryeministri.