Kukësi zbardhet nga dëbora, temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë

Në ditën e fundit të vitit 2025, bora ka zbardhur fshatrat e zonave të thella të Qarku i Kukësit. Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa fshatra në njësitë administrative Gryk-Çajë, Kalis, Bicaj, Topojan, Zapod dhe Shishtavec.

Fatmirësisht, dëbora nuk ka sjellë probleme me bllokimin e rrugëve në këto zona, pasi trashësia e saj ka qenë e vogël. Megjithatë, temperaturat e ulëta kanë ndikuar ndjeshëm në të gjithë qarkun.

Qarku i Kukësit është zgjuar këtë mëngjes i ngrirë, me temperatura që kanë zbritur deri në –3°C, ndërsa në zonat e thella malore termometri ka shënuar vlera ekstreme, deri në –16°C. Këto kushte kanë shkaktuar akull dhe ngrica në segmente rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët rurale, pasi shtresa e hollë e borës ka mbuluar akullin e formuar mbi asfalt, duke e bërë qarkullimin të rrezikshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët e disa fshatrave të njësive të përmendura shprehen se dimrat në këto zona janë tradicionalisht shumë të ftohtë, por vitet e fundit moti dimëror nuk ka qenë aq i ashpër dhe reshjet e dëborës kanë qenë më të pakta.

Sa i përket akseve nacionale, në rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kamn–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë dhe Tropojë–Fierzë–Qafë Mali është konstatuar prezencë e akullit dhe borës. Mjetet që qarkullojnë në këto segmente duhet të jenë të pajisura me goma dimërore ose zinxhirë.

Ndërkohë, firmat kontraktore janë në terren gjatë gjithë kohës, duke punuar për hedhjen e kripës dhe mbajtjen e rrugëve të hapura dhe të sigurta për qarkullim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?