Kundërpërgjigjet Monika Kryemadhi, Ramës:“Po tani?! Këtë merreni SERIOZISHT!

Në emisionin e Rudina Xhungës, kryeministri Rama tha se kritikat e deputetes së LSI, Monika Kryemadhi për mbylljen e vendeve të punës nuk duhen marrë seriozisht pasi është kohë fushate. Por deputetja Kryemadhi, e cila lëviz nëpër Shqipëri duke takuar njërëzit e thjeshtë, ka konstatuar se biznesi është në krizë dhe se ka mbyllje në seri për shkak të taksave të larta dhe krizës ekonomike.

Nuk ka vonuar dhe deputetja Kryemadhi i është kundërpërgjigjur Ramës me fakte.

Ajo ka publikuar në Facebook foto të disa prej bizneseve të mbyllura në Tiranë. Dhe pasi ka botuar fotot ajo pyet:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po tani?! Këtë merreni SERIOZISHT!”, shkruan Kryemadhi në Facebook. Përgjigje flakë për flakë, tamam përgjigje dibrançe, nga është Monika si origjinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shikoni disa prej fotove që ka postuar:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?