Kundërpërgjigjet nga Vlora ish-deputeti Kokëdhima ndaj vendimit të PS
Nuk ka vonuar Kokëdhima pas kërkesës së Kryesisë së PS-së për ta shkarkuar si sekretar në selinë rozë. Një ditë pasi Kryesia e Partisë Socialiste ka propozuar shkarkimin e ish-deputetit Koço Kokëdhima nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në selinë rozë, ky i fundit mësohet se ka zhvilluar një bashkëbisedim me socialistët e Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Kokëdhima është ndalur dhe në formulën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, duke propozuar sipas tij, një përfaqësim më të madh dhe konkret të mendimit të anëtarësisë socialiste. Pra direkt po godet kryetarin e PS-së, Edi Rama, i cili e futi në politikë direkte në vitin 2013. Dhe nuk do ndalojë Koço.
Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima gjatë një bashkëbisedimi me socialistët e Vlorës ka njoftuar për nismën e fundit që do të ndërmarrë lidhur me peticionin për mënyrën e zgjedhjes së deputetëve. Kokëdhima ka sqaruar zgjedhjet me formulën e Primareve, që sipas tij i japin të drejtën anëtarësisë që të votojë më parë kandidatët e propozuar për deputet dhe i heq kompetencën direkte kryetarit të PS-së për të zgjedhur ata që ai ka qejf, dhe eliminuar ata që nuk pëlqen.
“Sot ne do prezantojmё draftin e parё tё njё projekti tё zgjedhjeve paraprake tё kandidatёve pёr deputetё, ose tё Primareve nё Partinё Socialiste. Askush nё Shqipёri nuk ёshtё i kёnaqur me cilёsinё e deputetёve nё parlament. Unё kam njohur mjaft kolegё tё nderuar, burra dhe gra tё respektuar, nё grupin parlamentar tё Partisё Socialiste. Por po ashtu jam shumё i sigurtё se, nё Parlamentin Shqiptar, ka deputetё qё nuk do tё duhesh tё ishin dhe nuk do mund tё zgjidheshin kurrё, n.q.s. do tё kishim njё sistem demokratik tё zgjedhjeve paraprake me votёn e anёtarёsisё sё partisё. Deputetёt shpesh herё e kanё zhgёnjyer elektoratin tonё me sjelljet, qёndrimet dhe punёn e tyre”, është shprehur Kokëdhima para pjesëmarrësve në takim. Sipas Kokëdhimës, nё parti duhet tё ketё vend pёr tё gjithё, edhe pёr ata qё nuk i ka qejf kryetari.
“Nё kёtё mёnyrё duhet tё kenё mundёsinё tё konkurojnё edhe ata qё s’kanё para, edhe ata qё s’janё tё pёrfshirё nё politikё e nё aferat e partive, siç janё njerёzit qё vijnё nga shoqёria civile”, nënvizoi Kokëdhima. Por për të arritur në këtë garë kandidatët do të duhet të mbledhin 5 mijë firma të anëtarësisë.
Dhe më pas si figurat e vjetra por dhe emrat e rinj do të përballen me votën e anëtarësisë. “Primaret nё PS do tё duhet t’u japin mundёsi deputetёve aktualё dhe figurave tё vjetra nё parti, qё duan tё kandidojnё e tё vazhdojnё tё ushtrojnё pushtet, atyre qё arijnё tё mbledhin firmat e 5 pёr qind tё numrit tё pёrgjithshёm tё zgjedhёsve tё qarkut”, shtoi më tej ish-deputeti socialist.
Por duket se në këtë propozim Kokëdhima shikon dhe një rezistencë nga drejtuesit e partive, teksa shton se vetë dëshira e socialistëve është për krijimin e një fryme të re. Madje ai propozon që kjo formulë të jetë edhe më e shtrirë se Partia Socialiste.
“Shumë njerëz mё pyesin ngado qё shkoj se si do mundemi t’i realizojmё ndryshimet e dёshiruara pa mbёshtetjen e drejtuesve tё partisë. Unё jam i bindur se tё gjithё socialistёt i duan kёto ndryshime tё patundura te njerёzit dhe socialistёt e thjeshtё tё bazёs. Kam besim tё patundur te rinia nё pёrgjithёsi dhe te rinia universitare nё veçanti”- thotë ai.
Duke përjashtuar mundësinë e largimit nga PS, Kokëdhima thotë se “Askush nuk mund tё na pengojё. Nuk do tё ikim askund. Jemi nё tё drejtёn tonё. Kryetarёt e partive nuk janё pronarёt e Shqipёrisё. Nuk janё as pronarёt e partive. Populli ёshtё i lodhur e i raskapitur vёrtet, por kur ai dhe rinia e tij vendos tё ngrihet pёr tё drejtat e veta, s’ka fuqi qё e ndalon”.
Me shumë se kaq kundër Edi Ramës nuk mund të bëjë, për momentin, ish-deputeti i Vlorës. E gjitha kjo shkon në kopshtin e PD-së, e cila do të përdorë faktin Kokëdhima, këtë herë, në favor të saj.
Tashmë në selinë e PD-së ka filluar festa, pasi miku më i ngushtë i Edi Ramës, ish-deputeti Koço po e sulmon keq dhe fort kreun e PS-së. Mësohet se Kokëdhima do të vazhdojë nismën e tij në rrethe, gjë që mund të krijojë kaos në strukturat e PS-së në bazë.
Nuk mjaftoi Ben Blushi që tronditi paksa themelet e ndërtesës së PS-së, por edhe miku më i ngushtë i Edi Ramës po sulmon fort dhe në kohën me të disfavorshme për selinë rozë. Koço Kokëdhima ka gjetur momentin më të keq për Edi Ramën, të cilit i duhet të përballet me BE për Statusin, të debatojë për projektbuxhetin e vitit 2017, të jetë i kujdesshëm me Ilir Metën për firmosjen e Marrëveshjes së re politike për 2017-2021, të presë fillimin e protestave nga PD në janar 2017, si dhe të jetë ditë-natë zgjuar për morinë e halleve ekonomike të vendit.
Nuk thonë kot se “i joti ta fut !”. Ndaj duket se Koço do të jetë edhe më i egër me PS-në dhe Edi Ramën.
Në selinë rozë po pyesin se për kë po luan Koço.