Kur është kaq e votuar pse nuk e zgjedh kryeministre?!

Në Kosovë po ndodh ajo që nuk ka ndodhur në asnjë shtet të botës. 24 herë herë shkohet në votim dhe nuk votohet kryeparlamentari.

Në këshillin e Grave të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se lufta e partive tjera PDK, LDK, AAK e NISMA kundër ministres në detyrë të Drejtësisë nuk është vetëm përballje politike e partiake, por edhe përballje gjinore. Kurti tha se kjo situatë reflekton përballjen me “struktura hierarkike e patriarkale të prapambetura”.

“Kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV-së nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore. Gruaja që është votuar më së shumti nga populli i Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend që ta respektojnë popullin, e sulmojnë Albulenën,” tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhje e saj ka dështuar për herë të njëzetekatër seanca konsitutive e legjislaturës së nëntë. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja e kësaj partie për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pyetja shtrohet: Pse zoti Albin Kurti nuk i jep postin e kryeministres së Kosovës, Albulena Haxhiut, derisa mbetet më e votuara?!

Një rrugë e dy punë, edhe çliron ngërçin institucional, por edhe jep zgjidhje politike Kos0vës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?