Kur i mbaron mandati kushtetues Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?
Debati se kur mbaron mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Genti Sejko ka ndezur debat të madh në publik e sidomos ndër juristët e njohur të vendit. Përveç Çlirim Gjatës, ka reaguar edhe ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani. Ai shkruan në facebook se:
Duke lexuar Kushtetuten ne harmoni me ligjin per Bankën e Shqipërisë, më rezulton se: Guvernatorit aktual të Bankës i mbaron mandati ditën që do i mbaronte paraardhësit të tij! (Ardian Fullani)
Pra Zoti Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Zoti Fullani. Nëse lexoni nenin 48 ligjit për Bankën e Shqipërisë, do ta kuptoni qartë këtë gjë. Guvenatori ka mandatin fillestar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Ai/Ajo zgjidhet guvenator vetëm pasi të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi.
Shiheni nenin 48.3
Pra Sejko plotëson mandatin e Fullanit. Nëse këtij të fundit i mbaronte mandati këtë vit, atëherë edhe Sejkos i mbaron mandati këtë vit!
Ndërkohë Çlirim Gjata thekson se: “Me emërimin në këtë detyrë, Sejko merr një mandat të plotë 7-vjeçar. Nuk është në mandatin e dikujt tjetër. Me Bankën e Shqipërisë nuk është njësoj si me Gjykatën Kushtetuese”, deklaron Gjata.
Pra Gjata thotë se i mbaron në vitin 2022, ndërsa Manjani pohon se i mbaron në nentor 2018. Mos duhet Gjykata Kushtetuese ti jap formë të prerë këtij debati? Por Kushtetuesja nuk ka numrat e duhur për të marrë vendime.
Megjithatë debati vazhdon.