Kur ia fut vetes si Albin Kurti! Tani nuk bën dot as qeverinë

Kryeministri Albin Kurti i donte të gjitha pushtetet dhe votuesi i dha ndëshkim të fortë. Brenda 18 muajve Kurti e çoi popullin në tre palë votime politike, vetëm se ishte kokëfortë, jo bashkëpunues dhe njëfarë “diktatori” i vogël. Albin Kurti kishte qeverinë të tijën, pa detyrime për koalicione, kurse pas votës së djeshme nuk ka më as pushtetin ekzekutiv krejt për partinë e tij.

Populli kosovar u lodh dhe u raskapit prej Albin Kurtit, ndonëse prapë i dha votat si parti e parë, por duke i thënë se duhet koalicion, bashkëpunim për të mirën e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, por me rezultat më të dobët në krahasim me zgjedhjet paraprake të dhjetorit. Partia e Albin Kurtit mori rreth 43 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare. E dyta doli Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 17 për qind dhe Aleanca me rreth 7 për qind të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zgjedhje dolën gati 37 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, më pak se në votimet e dhjetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës iu dërguan mesazh të gjitha partive politike se duan qeverisje më efikase dhe kompromis mes subjekteve, vlerësojnë vëzhguesit e zhvillimeve politike.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli e para, por ra nga 51.1 për qind, sa kishte fituar në dhjetor, në rreth 43 për qind.

Subjektet e tjera shqiptare shënuan rritje: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi 21.1 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17.6, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – që së voni ka vendosur të njihet vetëm si Aleanca – mori 7.2 për qind.

Në zgjedhjet e dhjetorit, bazuar në rezultatet përfundimtare, PDK-ja kishte fituar 20.1 për qind të votave, LDK-ja 13.24, kurse Aleanca 5.50 për qind.

Duke iu referuar rezultateve të 7 qershorit, njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, beson se votuesi po kërkon kompromis mes partive politike, siç kishte kërkuar, sipas tij, në shkurt të vitit 2025 – kur nuk kishte një fitues absolut të zgjedhjeve, por LVV-ja ishte e para me 42.3 për qind – dhe “po kërkon qeveri koalicioni dhe qeveri efikase, e cila do të fillojë të japë rezultate”.

Mesazhi i popullit kosovar duhet lexuar edhe në Shqipëri!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12210 (68.6%)
Jo 4371 (24.6%)
Nuk e di 1217 (6.8%)

Vota totale: 17798