Kur qeveria zgjohet dhe bën presion, emigrantët kalojnë kufirin!

Pas një morie kritikash ndaj qeverisë dhe kryeministrit, pasi u torturuan me ditë dhe netë në radhë për në kufi, emigrantët mësohet se sot në mesnatë kanë kaluar të gjithë.

Por ditët dhe netët e tmerrit edhe për fajin e qeverisë shqiptare e cila heshti përballë grekëve, do ti mbajnë në mendje gjithë jetën. U trajtuan si radhët e refugjatëve sirianë që iknin nga lufta.

Lajmet e sotme, këtë të hënë datë 17 gusht 2020, tregojnë se pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës janë bosh, pra nuk ka radhë.

Një lajm i gëzuar, por që do analizë përgjegjsie.

Natyrisht ishte pala greke që bëri gjithë këtë katrahurë. Nëse qeveria shqiptare nuk do të rrinte në plazhin e Jalës por do të interesohej te pala greke në nivele të larta, nuk do të ndodhnin atë pamje rrënqethëse të radhëve biblike me mijëra shqiptarë. As djali 10 vjeçar nuk do kishte ikur nga jeta.

Qeveria shqiptare sapo ngriti zërin përballë Athinës zyrtare dje filluan të lëviznin grekët dhe sot gjithçka duket normale.

Por katër netë e pesë ditë tmerri i radhëve nuk do të harrohet!

SHKARKO APP