Kur të rrëzojnë me frymë
Protesta e opozitës ishte e jashtëzakonshme. Liderët Basha dhe Kryemadhi ishin kujdesur në çdo detaj; ishin edhe drejtues, por edhe “ushtarë”-roje të protestës. Edhe Policia korrekte. Ministri Fatmir Xhafaj mësohet se kishte urdhëruar se asnjë provokim, bile durim edhe nëse provokojnë. Fatmirësisht Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kishin dhënë mesazhe të prera se nuk duam asnjë incident, asnjë përplasje, asnjë shkelje ligji.
Pjesmarrja ishte mesazhi, ishte fryma me të cilën opozita e rrëzoi pushtetin e Ramës. Një numër rekord pjesëmarrësish shtrihej nga para kryeministrisë dhe shkonte, bile kalonte bustin e Skenderbeut në sheshin ‘Skenderbej”. Kushdon të kuptojë nga politika e mori mesazhin: Populli me dyshen lidere Basha-Kryemadhi e rrëzuan Edi Ramën me frymën e revoltës se qindra mijëra njerëzve. Nuk kishte nevojë për djegie apo gurë. Gurët, zemërimi, inati, mllefi ndaj keqqeverisjes dhe mafies në pushtet e kanë “djegur” dhe dërmuar kryeministrinë me numrin e madh të pjesëmarrjes. Ishte masa stërmadhe e protestës që mund te themi mbetet më e madhja qëkur erdhi ish-sekretari amerikan i Shtetit Bejker në vitin 1991 kur po rrëzohej komunizmi.
Sot e rrëzuan Edi Ramën. Këtë e thonë edhe në PS, ndonëse donin djegie, të plagosur dhe destabilitet për t’ia lenë fajin Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
Tani duhet menduar protesta e fundit. Nuk duhet të ketë më protestë tjetër pas kësaj që po planifikohet. Në këtë protestë finale duhet të ketë qeveri antimafie që del nga turma stërmadhe mu para kryeministrisë e brenda kryeministrisë.