Mesazhi i veçantë i Presidentit Meta me përfaqësuesit e komuniteteve fetare: Të gjendet fryma e bashkëpunimit!

Presidenti Ilir Meta uroi sot gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pas një takimi me gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, në Selia e Kryegjyshatës Botërore, kreu i shtetit bëri apel për më shumë bashkëpunim dhe humanizëm mes qytetarëve.

Në prononcimin për media të kreut të shtetit nuk munguan dhe mesazhet politike për situatën në të cilën ndodhet vendi. Duke vlerësuar faktin që komunitetet fetare në Shqipëri kanë harmoni të jashtëzakonshme, Presidentit Meta uroi që edhe politika të mësojë e të marrë shembullin e kësaj fryme bashkëpunimi.

“Uroj që edhe politika të mësojë, të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit, të bashkëpunimit, të interesave më të mëdha qytetare.  Jam i sigurt se populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët, në veçanti fëmijët dhe të rinjtë me vlerat më të mira hyjnore, njerëzore, qytetare dhe atdhetare”,- tha Presidenti.

Meta shtoi se të gjithë duhet të angazhohen për qëllimin e përbashkët, angazhimin në BE. “Njëkohësisht sot është një ditë e rëndësishme për t’u angazhuar të gjithë së bashku për atë qëllim madhor, që ka populli dhe vendi ynë: anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe për të hequr sa më shpejt çdo pengesë që e frenon këtë ëndërr të jashtëzakonshme për t’u materializuar. Kjo është e vetmja rrugë që të rinjtë të mos na ikin, por edhe ata që kanë ikur të kthehen, ashtu siç shprehu besimin e tij Papa Françesku gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë që ‘shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre!”,– deklaroi Presidenti Meta.

VIDEO/Mesazhi i Presidentit Ilir Meta për Kurban Bajramin

 

SHKARKO APP