Kush po mundohet ta largojë Sokol Ballën me çdo kusht nga Top Channel?

Sokol Balla nuk është më drejtor i lajmëve i televizonit më të rëndësishëm në Shqipëri, Top Channel, kjo tashmë dihet. Se çka ndodhur të gjithë hamëndësojnë, por nuk investigojnë realisht. Për momentin duket si raport jo normal mes pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha dhe gazetarit e moderatorit të suksesshëm, Sokol Balla. Megjithatë Sokol Balla mbetet gazetar VIP, ashtu sikurse edhe televizioni ku punon në “Top Story” vazhdon të jetë njësh në treg, natyrisht jo në të gjitha gjinitë mediatike.

Kur je njeri i njohur nuk mund ti ndalosh supozimet, akuzat, thashethemet, të vertetat bashkë me të pavertetat, aq me tepër tani kur vlojnë portalet e ku çdo njeri bën një “gazetë”, pavarësisht se ka veten gazetar dhe pronar!

Sokol Balla, pas largimit drejtor lajmeve në Top Channel, vazhdon qetësisht dhe përbukuri emisionin e tij “Top Story”. Nuk dihet nëse do ikë nga ky emision, por duket me shumë se duan ta largojnë nga Top Channel, dhe jo pronarja, por me sa shikohet nga portalet dhe mediat konkuruese të Top Channel, janë më shumë konkurentët. Konkurentët e Top Channel po luajnë me çdo kusht t’ia marrin një suvenir floriri Top Channel, pasi kështu mendojnë se e dëmtojnë si konkurent në tregun mediatik. Nëse ikën apo jo Sokol Balla nga Top Channel është mes tij dhe pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha. Ata të dy i dijnë raportet e punës dhe kontratës e punës me njeri-tjetrin. Të bën përshtypje se sikur po sajojnë dhe intrigojnë me çdo kusht ta bëjnë Sokol Ballën të ikë me zor. Një orë e më parë, mundësisht pa kapur datën 31 dhjetor.

Sokol Balla është ikonë e Top Channel dhe ikonat kushtojnë. Por turravrapi i kundërshtarëve të Top-it për t’ia hapur derën e ikjes dhe bile duke ia caktuar edhe derën e re, të krijon idenë se janë konkurentët me shumë se fakti si lajm.

Në media ka lëvizje; një gazetar VIP ikën e një tjetër vjen duke u bërë VIP nga emri e puna, por dhe nga media ku shkon. Por rasti Sokol Balla të krijon shijen e hidhur se edhe në media, me shumë se në politikë e në parlament, janë kulisat dhe intrigat, që përcaktojnë fatin e emrave VIP nga bota e medias.

Ka shumë gazetarë në treg, por profesionistë dhe kurajozë ka pak. Një nga këta të pakët është dhe Sokol Balla.

(Marrë nga www.folshqip.al)

http://folshqip.al/kush-po-mundohet-ta-largoje-sokol-ballen-me-cdo-kusht-nga-top-channel/

SHKARKO APP