Projektligji për Teatrin krijon tension në Parlament
Tensionet mes grupimit të artistëve, qytetarëve, opozitës përballë mazhorancës duket se janë të pashmangshme në Parlament.
Në Kuvend sot pritet të miratohet ligji për Teatrin, i futur me procedurë të përshpejtuar në rend dite nga deputetët e PS. Nëse projekti i PS kalon kjo i hap rrugën prishjes së godinës ekzistuese. Ndërkohë ky projekt kundërshtohet nga artistët dhe qytetarët që sot ndodhen jashtë godinës ku zhvillohen seancat parlamentare. Artistët dhe qytetarët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që PS-ja me forcën e kartonave të bëjë një krim kundër trashëgimisë historike, bile kanë deklaruar se do ta mbrojnë me trupat e tyre fizikë.
PS-ja synon ta votojë në darkë vonë.
Ndërkohë brenda sallës deputetet e opozitës dhe mazhorancës janë duke debatuar ashpër për këtë projektligj. Opozita deklaron se nuk do të lejojë miratimin e këtij projekti që është një vjedhje e hapur e pasurisë publike. Por ende pa u votuar ligji, forca të shumta policie kanë mbërritur në Kuvend. Pas mesditës, rreth godinës janë parë qindra efektivë të Gardës së Republikës dhe forcave speciale të Policisë së Shtetit. Edhe pse janë munduar të pozicionohen pa rënë në sy, aktivistët që janë në protestë kanë fotografuar momentet kur forcat speciale hyjnë në rrethinat e godinës me pajimet e tyre speciale.
Prania e një numri të madh forcash policore fakton se Partia Socialiste e ka ndarë mendjen për të votuar ligjin. Kryeministri ka llogaritur se pas votimit do të ketë incidente, ndaj pritet pritet të shihet reagimi i qytetarëve që qëndrojnë jashtë Kuvendit dhe i deputetëve të opozitës që po debatojnë në sallë.
Mbërritja e forcave speciale nuk është tregues se gjërat do shkojnë në rregull sot në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj.
LEXONI EDHE:
- Protestë në shesh për teatrin, sherr dhe akuza në Parlament
Basha akuzon, ministri Xhafa: Boll mor të q…….n….! - “Taulant Balla është përgjuar nga shërbimet e huaja në Selanik”
- Berisha shpërthen ndaj Ramës: Ndaluni more
- Ahmetaj: Në thelb nuk po e shkatërrojmë Teatrin
- Braimllari: Rama në konflikt interesi me ligjin
- Deputetët e PD i bashkohen protestës
- Tirana ka nevojë për shenjat e veta të historisë!
- Asnjë televizion kombëtar nuk transmeton live nga protesta