Ky është investimi gjigand i Behgjet Pacollit në Shqipëri. Shikoni videon

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=DP3USqGW6y0″ width=”560″ height=”315″]

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është i ftuari i mbrëmjes në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’. Pacolli, një biznesmen dhe një politikan i njohur rikthehet gjithnjë me interes dhe vëmendje tek zhvillimet që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Përgjatë kësaj interviste shumë interesante, ndër të tjera, ai është ndalur edhe tek investimet e tij në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta.

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll si dhe 200 hektarë në det.

Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” – thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.

Pacolli e nisi, siç tregoi mbrëmë, me 20 marka udhëtimin e tij të jetës duke u bërë miliarder.

Shenim: Kur del viedo kliko tek : Watch on YouTube

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?