Ky është kanabis sativa tepelenas ! Tepelena shquhet për cilësi të lartë

Shqipëria e mbushur me kanabis sativa. Kudo e sido. Si dikur firmat piramidale.  Të përzier politikanë, deputetë, zyrtarë policie, kryetarë bashkish, oficerë, të papunë e bosë. Euro e madhe! Por jo në duart e popullit, një grup i vogël e kontrollon dhe e menaxhon. Nëse tenton të shkelesh rregullat e kësaj mafie të re vritesh.

Policia turret për të prishur disa bastione, por nuk përballohet moria e bimëve narkotike të mbjella kudo. Disa prishen si parcela kurse shumë rajone ruhen nga oficerë policie.

Policia tha sot se asgjësoi 5 mijë bimë kanabis sativa në Tepelenë. Parcelat u gjetën në afërsi të fshatit Dhëmblan. Në dy parcela u gjetën 3500 bimë dhe në një tjetër, në Budulisht u gjet një parcel tjetër me 1500 bimë.

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete italiane e gjermane në Shqipëri gjenden 363 zona të mbjella me kanabis. Fotot e shpërndara nga policia thuajse çdo ditë tregojnë se sa shumë sipërfaqe janë mbjellë me bimë narkotike. Deri tani, nga radhët e policisë nuk ka patur asnjë të ngakuar me përgjegjësi për lejimin e kultivimit të kanabisit, çka përbën vepër të rëndë penale.

Shqipëria e mbuluar nga bimët narkotike. Disa ndalohen porse shefat e lartë marrin milionat e eurove. Një Kolumbi e vogël europiane!

dc05c2f3-70be-4e4d-8c7e-db103b08ac92_0

SHKARKO APP