Ky është Kryeministër-Njeri, ulët në shkallë si qytetar i thjeshtë
Kjo foto ka shkaktuar shumë habi në mediat dhe rrjetet sociale në Itali. Ish-kryeministri Mario Monti është fotografuar i ulur në shkallët e një spitali. Ai po priste radhën pasi bashkëshortja e tij do të kryente një vizitë. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në një spital të Milanos. Mijëra vetë kanë përgëzuar gjestin e Montit që nuk ka shfrytëzuar njohjet e tij, por ka pritur radhën si një qytetar i thjeshtë.
Monti ka qenë kryeministër i Italisë nga nëntori i 2011 deri në prill 2013. Gjeste që sigurisht vështirë t’i shohim në Shqipëri.