Arrihet kompromisi historik, Presidenti bjellorus pranon Edi Ramën si negociator

Pas insistimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në cilësinë e kryesimit të OSBE deri në muajin janar 2021, për të shkuar në kryeqytetin bjellorus për të negociuar mes Presidentit Lukashenko dhe Opozitës, ka ardhur përgjigja sonte nga Minsku.

Deri sonte në darkë Presidenti bjellorus nuk pranonte Edi Ramën si negociator, por më në fund ai ka ofruar një zgjidhje kompromisi. Presidenti Lukashenko ka ofruar që Edi Rama të shkojë në Bjellorusi për të negociuar mes palëve dhe si këmbim ai, pra Lukashenko, të mbërrijë në Tiranë për të negocuar mes opozitës shqiptare e cila proteston prej një viti e kusur kundër Ramës se ka vjedhur zgjedhjet, dhe Rilindjes së PS.

Tani që pala bjelloruse është ofruar për zgjidhje, pritet vendimi i kryeministrit Rama që njëri të shkojë në kryeqytetin Minsk dhe tjetri të vijë në Tiranë.

Një rrugë e dy punë: Zgjidhet problemi bjellorus dhe ai shqiptar!

SHKARKO APP