Nuk ndalojnë ngjarjet. Pas rusëve dalin edhe çekët, fotografuan uzinën e armëve në Poliçan

Policia e Shtetit informon se këtë të dielë ka vënë në pranga shtetas të tjerë të huaj, pasi janë kapur kur po fotografonin uzinën e armëve në Poliçan.

Pra përveç ngjarjes në Gramsh me rusë vjen edhe kjo në Poliçan.

“Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend-njofton ministria e mbrojtjes.

Ndërkohë PD dhe PL po sulmojnë qeverinë se nuk ka punuar për Sigurinë Kombëtare.

 

SHKARKO APP