Lamtumira e fundit në Londër, mbi 4 miliardë njerëz po e ndjekin live në të gjithë Botën
-Miliona britanikë dhe mbi 4 miliardë njerëz në mbarë Botën ndjekin live ceremoninë e Lamtumirës së Mbretereshës Elisabeth II-
Me ceremoni shtetërore Britania e Madhe i jep sot lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elisabeth II. Nga e gjithë bota marrin pjesë krerë shtetesh e qeverish, mes tyre presidenti amerikan, Biden e presidenti gjerman, Steinmeier dhe shumë përsonalitete botërore.
E hëna është dita e madhe e lamtumirës në Britaninë e Madhe. Ceremoniali shtetror po vazhdon në këto momente.
Në Westminster Abbey, aty ku Mbretëresha Elisabeth II u kurorëzua në vitin 1953 janë grumbulluar të ftuar nga e gjithë bota, për të marrë pjesë në meshën e lamutmirës për Elisabeth II. Mes tyre edhe presidenti amerikan, Joe Biden, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish, anëtarë të familjeve mbretërore, diplomatë etj.
Edhe pse ceremonia e varrimit do të zgjasë gjatë ditës, për meshën e përshpirtjes është planifikuar vetëm 1 orë. (09:00). John Sentamu, ish-kryeipeshkvi i Yorkut, që ka marrë pjesë prejt vitesh në përgatitjet për varrimet shtetërore në Britaninë e Madhe, është shprehur për BBC, se “Mbretëresha nuk i ka dashur meshat shumë gjata e të mërzitshme.”
Ceremonia e varrimit është një nga evenimentet më të mëdha televizive. Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë vetë e ndjekin ceremoninë e varrimit. Në Britaninë e Madhe ceremonia mund të shihet në televizor, por edhe në monitorë të mëdhenj në sheshe publike. Kjo ditë është shpallur ditë pushimi për të mundësuar që njerëzit të ndjekin ceremoninë.
Një ditë para funeralit njerëzit presin në çadra që të ndjekin ceremoninë
Të hënën në mëngjes para fillimit të ceremonisë së varrimit u mbyll Westminster Hall me arkivolin e monarkes. Arkivoli i mbajtur nga Royal Navy sillet në Westminster Abbey dhe më pas do të dërgohet në Wellington Arch në Hyde Park Corner. Në këtë ceremoni është e përfshirë mjaft ushtria. Admirali Sir Tony Radakin ka thënë se “realisht janë 10.000 ushtarë, marinarë dhe pilotë të përfshirë. 6000 prej tyre marrin pjesë në procesionin në Londër dhe Windsor. Por ky është një aksion i gjerë mbështetjeje. Ne ndihmojmë edhe shërbimet e emergjencës në Londër”, ka thënë Sir Tony Radakin./DW/