Legjenda e futbollit shqiptar Lorik Cana me pushime në Jug të vendit
Ylli i futbollit shqiptar ka zgjedhur bregdetin e Shqiperise me familjen e tij per te kaluar pushimet. Kapiteni i kombëtares Lorik Cana i ka dedikuar disa ditë nga pushimet e kësaj vere edhe Shqipërisë. Në fillim Cana u pa në plazhet e jugut të vendit, ndërsa në instagramin e tij ka postuar një foto ku shihet me bashkëshorten. Por me sa duket Cana nuk ka lënë në shtëpi vogëlushin Bojken, të cilit megjithatë ja ka kursyer fotografimin.
Në një cep të fotos shihet karroca e djalit, që plotëson kuadrin e një familjeje të lumtur. Ne shtator ne ndeshjen e pare te eliminatoreve te boterorit mes Shqiperise dhe Maqedonise Lorik Cana do te vendos te largohet nga kombetarja.
Ylli shqiptar i futbollit arriti te fus kombetaren shqiptare per here te pare ne histori ne nje kampionat europian. Lorik Cana tashmë mbetet legjendë e gjallë e historisë se madhe të Shqiperise.