Leonard Kastrati, zv/president i Kastrati Group, te Monumenti i Sakrificës
Në Kukës u përurua memoriali “Sakrifica”, një vepër kushtuar gjeologëve, minatorëve, metalurgëve dhe punonjësve të energjisë elektrike që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë industriale të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Memoriali u realizua me mbështetjen e Kastrati Group, si një homazh për brezat e punëtorëve që për dekada mbajtën gjallë industrinë minerare dhe energjetike të veriut të Shqipërisë.
Zëvendëspresidenti i Kastrati Group, Leonard Kastrati, u shpreh se kjo mbështetje është një akt respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën, punën dhe historinë e njerëzve që ndërtuan me mund dhe përkushtim ekonominë e zonës.
“Ky memorial nuk është vetëm gur dhe bronz. Është kujtesë historike për njerëzit që punuan në miniera, në galeri, në metalurgji dhe në sektorin energjetik në kushte të vështira, shpesh duke rrezikuar jetën. Ata meritojnë të kujtohen përgjithmonë si pjesë e identitetit dhe historisë së veriut shqiptar”, u shpreh Leonard Kastrati.
Inxhinieri Pajtim Bello, ish-drejtues i industrisë minerare në Kukës, deklaroi se memoriali do të mbetet një dëshmi e përhershme e sakrificave dhe kontributit të shumë brezave të minatorëve dhe specialistëve të industrisë minerare shqiptare.
Ndërsa Qazim Laçi, ish-drejtor i Minierës së Bakrit në Gjegjan, e cilësoi memorialin si një vepër me rëndësi të veçantë jo vetëm për Kukësin, por për gjithë historinë industriale të Shqipërisë.
Memoriali “Sakrifica” u realizua nga skulptori Besart Papa, ndërsa projektimi urbanistik dhe arkitektonik i sheshit u krye nga arkitekti Andrit Shehu.
Kastrati Group njihet për mbështetje të projekteve në fushën e kulturës, studimeve, ngjarjeve historike, talentëve të reja, etj.


KOHA JONË SONDAZH

