Letër e hapur e militantit Mark Noka nga Shkodra: Pash Zotin, Doktor, mos na thirr kot n’Tiranë!
-Letër e hapur e militantit Mark Noka nga Shkodra drejtuar Sali Berishës-
Doktor i dashtun! Ke disa ditë që na ke çue fjalë me ardh n’Tiranë. Ka dy ditë që deputeti jonë m’ka ardh në shpi e m’ka thanë se “duhet me ardh te kriministria me rrxue Ed Ramën, asht porosi e doktorit”.
Unë gati m’ke me kalamajtë e mi, edhe do miq e shokë i kam ba gati. Edhe do teshna i kena ba me i marr me veti se mujt me ra shi atje, kena ba dhe nji çadër ushtrie me nejt mrena para kriministrisë, si ke thanë ti me deputetin që do qindrojmë në bulvard derisa ta largojmë Ed Ramën.
Të marten do vimë herët se mos na bllokon policia ma vonë. Te oborri ku rri ti në zyrë do presim me çadër me veti.
Si unë janë lajmrue të gjithë ktu në lagjen teme se do qindrojmë ditë-natë para kriministrisë o doktor.
Por pash zotin Doktor mos na rrejt se nuk kena ftyrë ma me t’ardh te ti në Tiranë. Se mos na thue sa të marosh ti fjalen tane se “nji tash Rama u rrxue dhe shkoni në shpi”.
Ke thanë me e rrxue kriministrin Rama, dhe po vimë me kalamaj e komshi.
Mos na thuj “ ikni n’shpi” mas ardhjes atje bulvard, ku rri Rama! Se n’Shkodër nuk muj me u kthy ma prej turpit se tan socialistët e lagjes do tallen me ne o doktor.
Pash at qiell mos na rrej doktor! Se kam ardh dhe dy her të tjera dhe ika në shpi me furgon dhe Ramën nuk e hoqem qafe.

Në foto: Mark Noka (Shkodër)
KOHA JONË SONDAZH

