Letra për shkarkimin e Dakos për shkresën në favor të Lulzim Berishës
Në zyrën e kryeministrit Rama ka mbërritur një letër e PD-së. Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në Durrës dhe deputetët e këtij qarku kanë dorëzuar dje në zyrën e kryeministrit Edi Rama kërkesën zyrtare për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako.
Dako akuzohet nga opozita për shkeljet e rënda të ligjit duke favorizuar lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, kreu i krimit të organizuar në këtë qytet.
“Jashtë rasteve të parashikaara në ligj, Vangjush Dako ka garantuar punësimin e Lulzim Berishës. Dako ka kryer shkelje të rënda, duke lëshuar vërtetim për punësim pa u mbështetur në asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e PD.
Më poshtë, letra e plotë dhe argumentimi ligjor i kërkesës për shkarkimin e Vangjush Dakos: