“LIBRA” e Blushit mposht në sondazh partitë si: PDIU, FRD, PAA, PR, PBDNJ

Në një sondazh se për “cilën nga partitë e vogla do të votonit me 18 qershor 2017”, pra në zgjedhjet parlamentare, të bie në sy se LIBRA e Ben Blushit del në krye të listës si më e votuara nga partitë e vogla tradicionale. Në këtë sondazh nuk kemi futur tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI.

Nisur nga votimi online prej tre ditësh i disa mijërave votuesve del partia e re e LIBRA ka më shumë vota. Ben Blushi ka lenë pas vetës PDIU e Shpëtim Idrizit një parti me mbështetje nga komuniteti çam, FRD e ish-Presidentit Bamir Topi, PAA e Agron Dukës, e cila muajt e fundit është rritur ndjeshëm, partinë historike PR të Fatmir Mediut, PBDNJ e Vangjel Dules,etj.

Nuk është rastësi që LIBRA ka kaq shumë mbështetje popullore, sidomos nga elektorati i PS-së, por jo vetëm. Ndonëse LIBRA nuk ka lekë për aktivitetin e saj siç kanë partitë e tjera të sondazhit, ndonëse nuk ka media siç paguajnë disa prej partive të mësipërme, përsëri ka popullaritet.

LIBRA, siç ka deklaruar Ben Blushi në funddhjetorin e vitit të kaluar, do të jetë surpriza e zgjedhjeve parlamentare. Dhe duket se kështu mund të jetë, pavarësisht se ende është herët.

Me sa del nga ky sondazh tre ditor online votuesit janë mërzitur jo vetëm nga tre partitë e mëdha, por dhe nga këto të voglat, përderisa në kaq pak kohë të LIBRA-s votojnë Ben Blushin.

Mundet duan diçka të re, ndryshe nga këto të tjerat. Mundet do të votojnë LIBRA, edhe nga inati ndaj partive të tjera. Mundet që fryma LIBRA të bëjë historinë në këto zgjedhje.

Sondazhi e paralajmëron.

SONDAZHI:

Cila nga partitë e vogla merr me shumë vota në qershor?

  • LIBRA (Blushi) (36%)
  • PDIU (Idrizi) (34%)
  • FRD (Topi) (10%)
  • PAA (Duka) (8%)
  • PR (Mediu) (5%)
  • AK (Spahiu) (2%)
  • LZHK (Shehi) (2%)
  • PBDNJ (Dule) (2%)
  • PDK (Ndoka) (1%)

SHKARKO APP