Ligji për Teatrin, Vasili: Ruçi bëri avokatin e grabitqarëve

Kur në kuvend pritet të kalojë me votat e maxhorancës, ligji për Teatrin Kombëtar, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan me tone të forta për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të cilin thotë se humbi shancin që ishte distancuar nga ky ligj.

Vasili thotë se Ruçi hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të mos e përfshirë për votim ligjin e pazarit të hajdutëve për Teatrin dhe bëri avokatin e grabitqarëve. Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, thotë se Gramoz Ruçi uli integritetin moral dhe mbështeti djemloshat.

”Zgjodhi të jetë ortak në shkatërrimin e Tiranës, në vend të mbrojtjes së qytetit që e mirëpriti kur erdhi të jetojë 30 vjet më parë, zgjodhi të shkelë mbi moshën e tij e integritetin moral që mosha imponon dhe mbështeti djelmoshat e kusarisë që të rjepin qytetarët”,-shkruan Vasili.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, sa i takon letrës së dërguar një ditë më parë nga opozita, për të mos votuar amendimet e PS-së për ligjin për Teatrit Kombëtar, tha se: ”Precedentët e tyre janë përgjigja më e mirë, ndaj para se të protestojnë të njihen mirë me procedurat”, u shpreh Ruçi në seancë,

Statusi i plotë

Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit.
Sot ai hodhi poshte kerkesen e opozites per te mos e perfshire per votim ligjin e pazarit te hajduteve per teatrin dhe beri avokatin e grabitqareve. Po ky kryetar priti edhe artistet dhe beri nje thes deklaratash hipokrite sikur i mbeshteste ata.

Sot maskat rane!!!

Kryetari i kuvendit zgjodhi hajdutët përpara mbrojtjes së pronës publike, zgjodhi ti gënjejë e ti vjedhë artistët në vend që ti mbronte ata. Zgjodhi të zhbëjë parlamentin në vend që të dilte mbi partinë për ruajtjen e integritetit parlamentar.

Zgjodhi te jete ortak ne shkaterrimin e Tiranes ne vend te mbrojtjes se qytetit qe e mirepriti kur erdhi te jetoje 30 vjet me pare,zgjodhi te shkele mbi moshen e tij e integritetin moral qe mosha imponon dhe mbeshteti djelmoshat e kusarise qe te rjepin qytetaret.

Gjynah….kryetari i kuvendit nuk ka as moshe dhe nuk ka as vite boll per ti lare gjithe keto turpe. Gjynah qe e mbylli keq dhe me turp…

SHKARKO APP