Linda dhe Edi Rama festojnë deri në orët e para të mëngjesit me gazetaret femra
Edi Rama mes gazetareve femra. Dihet se shqisat kryeministrore nuk gabojnë në ditët e fundit të Vitit. Për të dytin vit çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama kanë mbledhur gazetaret femra në një darkë me rastin e festave të fundvitit. Një ngjarje e mirë, e cila pse jo… duhet të kthehet në traditë.
E ftuar speciale ka qenë edhe shkrimtarja Helena Kadare. Në krye të listës ishin Alba Malltezi, Iris Luarasi, Rudina Xhunga, Ilva Tare, Alketa Vejsiu, Mira Kazhani, Zana Çela, Monika Stafa, Beti Njuma, Jonida Shehu.
Motoja e kësaj darke ishte, “The best is yet to come” (Më e mira do të vijë). Kështu e kishte konceptuar Linda Rama, një grua dinjitoze dhe që e ndihmon Edi Ramën kur flitet për ekonominë e vendit. Linda mbetet një prej profesioneteve më të mira në vend në fushën e ekonomisë.
Gazetaret janë pritur nga Linda Rama, ndërsa kryeministri i është bashkuar darkës më vonë ku edhe nuk ka kursyer batutat.
Sapo ka hyrë Kryeministri Rama menjëherë kanë filluar batutat. Që në fillim ka “sulmuar” gazetaren Anila Basha, të cilën e ka komplimetuar për rënien në peshë. “Shyqyr që i hoqe ato 7 kilogramë se, sa hapja Facebook-un më dilje ti, duke bërë palestër”, i ka thënë Rama.
Sigurisht, duke shtuar edhe efektin e verës së kuqe nuk kanë munguar edhe fjalimet me pathos femëror.