Lulzim Basha publikon foto nga tmerri i djeshëm; dhunë dhe përplasje

Dita e djeshme nuk harrohet kollaj. Monika Kryemadhi ka deklaruar se Edi Ramës nuk ia falim gjakun e protestuesve dhe deputetes se LSI. Ndërsa sot kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga protesta e opozitë që u mbajt para parlamentit. Po ashtu, Basha i ka shoqëruar këto foto me një shënim në profilin e tij në ‘Facebook’, duke bërë të qartë se nuk do të pranojnë shkeljen e Kushtetutës.

“Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në ç’do vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka!”, -shkruan Basha.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/basha-publikon-foto-me-gjak-nga-protesta-e-dijshme-dhe-ben-nje-premtim-rruge-tjeter-nuk-ka-476423/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP