Edi Rama:Nuk jam tërhequr, do të ketë ndëshkime në Kukës
Arrestimet vazhdojnë në Kukës edhe sot. Mbrëmë qindra forca policie kanë bastisur shtëpi me urdhër të prokurorisë duke arrestuar dhjetra e dhjetra persona.
Pas protestës së djeshme të qindra qytetarëve në ”Rugën e Kombit”, sot kryeministri Edi Rama zhvillon një konferencë me gazetarët, pas deklaratës së djeshme për shtyp, aty ku u kometua për frymëmarrjen, e cila ja vështirësonte përcjelljen e mesazheve. E ku analisti Andi Bushati e përqeshi frikshëm kryeministrin për frymëmarrjen e cënuar nga frika e protestës në Rrugën e Kombit.
Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama deklaroi se “policia ruajti gjakftohtësinë përballë një tufe vandalësh që do të marrë ndëshkimin që meriton”. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do të ndërmerret një “komunikim intensiv shpjegues në lidhje me taksën sepse dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik ka triumfuar mbi shpjegimet që ne kemi dhënë gjatë debateve të ditëve të fundit”.
“Ka nevojë për luftimin e dizinformimin që orkestrohet nga zjarrnxitësit e Tiranës. Kontrata është nënshkruar që prej dy vitesh dhe sot ngrihet një furtunë në gotë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që duhet ta dëmshpërblejë buxheti i përbashkët. Kur investimet sulmohen dhe digjen nga vandalë, ai që ka bërë investimin e kërkon atë mbrapsht nga shteti”, tha Rama.
Kryeministri përsëriti se do të ketë abone për banorët e zonës: “Në kontratë është parashikuar sistemi i posaçëm për përdoruesit e shpeshtë, banorët e zonës. Do të ketë abone për ta”.
Ndërkohë PD dhe LSI gjenden me deputetët e tyre në Kukës, sepse siç deklarojnë ata po vendoset një terror policor mbi popullsinë e Kukësit nga kryeministri Rama. Familjarët e të ndaluarve në Kukës kanë deklaruar se do të djegin komisariatin e Kukësit, ndaj dhjetra forca të tjera policore po shkojnë në qytetin verilindor të vendit.
Kjo revoltë dhe ky terror shtetror, sikur ka shenjat e fillimvitit 1997, ku dihet se si përfundoi vendi nga konflikti mes pushtetit dhe popullit.