Lojë e paguar për të goditur Presidentin
Kishin disa muaj pa u bërë të gjallë hienat dhe çakenjtë e oligarkisë, të cilët për të shtuar milionat e tyre me koncensione, leje ndërtimi, privatizime, vjedhje, etj turren te kryeministri, duke bërtitur: “Kë të godasim këtë radhë?!”. Dhe në këmbim, sipas oreksit të kryeministrit, sajojnë historira, paguajnë sondazhe, fusin rrjeshta me dollarë nëpër “Freedom House”, nxjerrin nga arshivat shkresa të mykura nga koha, por iu hedhin parfum nga marketet e tyre të pisllëkut, duke ia shitur publikut si lajm i ri, si skup i madh, ndërkohë që këto janë kurthe e sajesa të vjetra, por që paguhen sa herë ia do interesi kryeministrit.
Edhe në sulmin e fundit ndaj Presidentit Meta u turrën dallkautxhinjë, interesaxhinjë lejesh të tjera ndërtimi, duke filluar nga kullat e deri të toka në bregdet; mediatikxhinjë të kthyer në biznesmenë ndërtimi dhe pastrues parash nëpër ishujt offshore, po që po hetohen nga FBI. Njërin e kanë thirrur hetuesit e FBI-së që ndodhen në Tiranë për pak sqarime! Bile ky është më “punëtori” që po punon për llogari të kryeministrit që të mundet të shpëtojë ndonjë gjë nga sekuestrimet e mundshme në ishujt offshore.
U turrën e gjithë kjo urdi uzurpatore e pasurisë shtetrore, e cila në të vertëtë është për në burg për vjedhje e korrupsion shtetror; sajuan, intriguan bashkërisht, edhe me ndonjë ndërkombëtar që merr tenderime nga BE për ca fonde që vijnë nga Brukseli për Shqipërinë dhe në fund dolën zbuluar, ndonëse bënë dy ditë zhurmë e turbullira.
Publiku kuptoi se përse u turrën ndaj Presidentit të Republikës, ndërkohë që ai po vazhdon punën kushtetuese si Kryetar Shteti dhe historinë me drejtësinë e ka mbyllur 5-0 në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që politikanë dhe zyrtarë të lartë të tjerë i kanë ikur drejtësisë, duke u fshehur edhe sot si qeveritarë.
Loja politikë për të goditur Kryetarin e Shtetit pati kosto. Kosto për shtetin dhe publikun. Urdia e sulmit të kordinuar në shërbim të kryeministrit mori dhe një kullë me shumë në qendër të Tiranës si shpërblim ndaj sulmit kundrejt Ilir Metës. Morën edhe një kullë të premtuar pas presidencës, e cila do ti bëjë hije presidencës dhe publikut tiranas. Morën dhe një koncension për vjeljen e taksave, si dhe po u firmoset edhe një leje ndërtimi për fshat turistik dhe një zonë shfrytëzimi naftëmbajtëse në Fier.
Ky grupim mediatiko-biznes-mafie e morën shpërblimin e sulmit të radhës. Publiku humbi edhe disa milionë dollarë nga buxheti i shtetit si dhe kryeqyetasit morën si kusur humbjen e disa metrave katrorë lulishte nga fitimi i dy lejeve të reja ndërtimit me urdhër të kryeministrit.
Kur të duan prapë para dhe prona do të sulmojnë edhe njëherë. Dhe kështu sa herë iu hapet oreksi.
S.P.