Lorik Cana largohet nga Kombëtarja. De Biasi: Mirënjohje për Kapitenin
Lorik Cana, kapiteni i skuadrës kombëtare të Shqipërisë ka vendosur të largohet nga ekipi. Largimi i tij është konfirmuar sot nga trajneri Xhani De Biasi, në një konferencë për mediat ku prezantoi lojtarët që do grumbullohen për ndeshjet miqësore. Ndeshja e parë është ajo me Marokun.
De Biasi tha se Cana nuk është grumbulluar pasi nuk do të jetë më pjesë e ekipit kuq e zi. “Cana nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme pasi është tërhequr”,- tha ai. De Biasi vlerësoi kontributin që Cana ka dhënë për ekipin.
I pyetur se cili do të jetë kapiteni i ri i kuq e zinjve, De Biasi tha se “do e vendosim në të ardhmen”.
Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biasi, ka prezantuar listën e lojtarëve që ka grumbulluar për miqësoren me Markon dhe ndeshjen kualifikuese që do të luhet kundër Maqedonisë.
Në listë ka disa risi.
De Biasi ka grumbulluar për herë të parë portierin e Lacios, Tomas Strakosha.
Ndërkohë, siç u paralajmërua, ai ka rikthyer në Kombëtare Jahmir Hykën.
De Biasi ka ftuar sërish edhe Gjimshitin, por edhe Rey Manajn.
Lista:
Portierë: Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës: Aliji, Gjimshiti, Hysaj, Mavraj, Veseli, Agolli
Mesfushorë: Basha, Lila, Hyka, Roshi, Kaçe, Memushaj, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Abrashi
Sulmues: Gashi, Balaj, Sadiku, Manaj, Cikalleshi