LSI kërkon pezullimin e financimit për koncesionin e laboratorëve të Beqjes

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur një kërkesë që të pezullohet financimi i projektit të partneritetit publik privat për laboratorët spitalorë gjatë vitit të ardhshëm.

Në një kërkesë të depozituar sot në Kuvend, Grupi Parlamentari i LSI-së argumenton se përse një procedurë e tillë duhet pezulluar për shkak se nuk ka një studim për këtë koncesion.

Grupi i LSI-së i referohet deklaratës së Ministrit të Shëndetësi i cili deklaroi disa ditë më parë se ka udhëzuar një kompani për të kryer studimin. Ndërkohë që para dalje së studimit në buxhet parashikohet shifra e pagesës së koncesionit.

Kërkesa e nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se së pari, “Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar opinionin e një kompanie konsulence për fizibilitetin e projektit të laboratorëve. Kompania përkatëse është ende në proces të diskutimit të detajeve përfundimtare që lidhen me projektin, gjë të cilën ministri e ka bërë publike. Pra akoma nuk ka një përfundim të plotë dhe të detajuar të kësaj çështjeje”.

Pika e tretë e kërkesës së Vasilit sqaron se në “buxhetin e shtetit mund të miratohen për financim vetëm projekte për të cilët vlerësimi i shumanshëm i tyre dhe procedurat e miratimit zyrtar të jenë përfundimtare. Një gjë e tillë, siç duket qartë me projektin e mësipërm, nuk ka ndodhur”.

Fondi përkatës, sipas Vasilit duhet të rialokohet brenda të njëjtit program për projekte të tjera sipas vlerësimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

LSI e ka kundërshtuar edhe më herët nismën e Ministrisë së Shëndetësisë për të dhënë me koncesion laboratorët publikë në vend.

Kjo kërkesë e LSI-së, tashmë në rrugë zyrtare, pritet të sjellë tensione të reja në marrëdhëniet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më herët, PS dhe LSI kanë pasur qëndrime krejt të kundërta për ligjin e mbetjeve si dhe për rritjen e akcizës së gazit.

 leter-lsileter-lsi2

Analiza/Ngritja stratosferike e Vilma Nushit me ardhjen e Ilir Beqjes si Ministër

 


Ngritja stratosferike e Vilma Nushit me ardhjen e Ilir Beqjes si Ministër

Kompania Marketing & Distribution shpk e sipërmarrëses Vilma Nushi është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë nga koncesionet e dhëna nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Kompania e saj është një nga dy kompanitë – kompania tjetër është Trimed shpk, ku 50 për qind të aksioneve janë po nën pronësinë e Zonjës Nushi – që kanë fituar koncesionin 10 vjeçar të Check-up-it, me vlerë prej 5,4 milionë eurosh, dhënë më 27 tetor 2014.

Por, përpara se të përfshihej në shërbimin shëndetësor, kompania Marketing & Distribution shpk ka qenë veçanërisht e suksesshme në furnizimin e Qeverisë Rama me mjete kancelarie (letra, dosje, kapëse letrash, bojë printerash etj).

Po të vëzhgojmë pagesat e qeverisë pas zgjedhjeve të 2013-ës, vëmë re një rritje të rrufeshme në pagesat ndaj kompanisë së Zonjës Nushi në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2014 – pra në të njëjtën periudhë kur ajo fitoi dhe koncesionin e Check-up-it.

Ajo që vihet re nga grafiku i mëposhtëm është se përpara ardhjes në pushtet të kryeministrit Rama, zonja Nushi nuk ishte një furnizuese në sasi të mëdha e mjeteve të kancelarisë.

ison-pallone-stratosfera

Screen-Shot-2016-12-14-at-12.23.03

Duke parë faturat e qeverisë në vitet 2014-2015 për kompaninë e Zonjës Nushi, vëmë re se pagesat më të larta, kompania Marketing & Distribution shpk i ka marrë pikërisht në muajin që ka fituar dhe koncesionin e kontrollit të popullsisë, në tetor 2014.

Përpara muajit korrik 2015 dhe pas muajit shtator 2015, kompania Marketing & Distribution shpk nuk ka qenë furnizuesja e qeverisë për mjetet e zyrës.

Screen-Shot-2016-12-14-at-12.23.13

Pra, si është e mundur që papritmas, në verën dhe vjeshtën e vitit 2014 e gjithë qeveria bleu letra, kapëse letrash e bojë printerash nga Zonja Nushi?!

maxresdefault

Dhe nuk bëhet fjalë për pak institucione: Kompania Marketing & Distribution shpk furnizoi me mjete kancelarie Policinë e Shtetit; Këshillin e Ministrave; Ministrinë e Punëve të Brendshme; Ministrinë e Industrisë dhe Energjitikës; Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës; Ministrinë e Shëndetësisë; Ministrinë e Drejtësisë; Ministrinë e Ekonomisë; Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve; Shërbimin Sekret; INSTAT; Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Qendrën Shëndetësore Nënë Tereza; Drejtorinë e Burgjeve; Gardën e Republikës; Drejtorinë e krimit të organizuar, njësitë ushtarake e plot të tjerë.

Furnizimi me mjetet e kancelarisë, sipas ligjit, duhet të tenderohen me anë të një procesi prokurimi publik. Duket e pamundur që gjatë verës dhe vjeshtës 2014, papritmas, kompania e Zonjës Nushi “mundi” të gjithë konkurrentët në çdo tender për çdo institucion. Por kjo është ekzatësisht ajo që të dhënat e shpenzimeve të qeverisë Rama na tregojnë. /Exit.al

vilma-nushi-701x466

*Në foto: Vilma Nushi (me shall lejla) dhe kryeministri Edi Rama në zyrat e Marketing & Distribution shpk, 3 dhjetor 2014 Burimi: ATA

SHKARKO APP