LSI, kundër politikave penale të PS: Në 3 vjet ndryshuam 17 herë Kodin Penal

Diskutimi i ligjit për armët në Komisionin e Sigurisë Kombëtare është shoqëruar me kritika për politikat penale të ndjekur këto vite. Përfaqësuesit të LSI-së në këtë komision, Luan Rama dhe Spartak Braho kanë shprehur rezerva për ashpërsimin që ju bë ligjit për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thënë se me ndryshimet e mëparshme që ju bënë këtij ligji rezultonte se dënoheshe më shumë për armëmbajtje pa leje sesa për terrorizëm.

Ndërkohë, sa i përket ndryshimeve ligjore të reja ku kërkohet ulja e dënimit për këtë vepër Manjani ka theksuare se ai është riformulim në frymë të Kushtetueses. Ai ka shtuar se, ligji për armët ishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi, ndërkohë që ka theksuar se ka vakuum në Kodin Penal.

“Ligji për armët, kishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi. Ka vakum në Kodin Penal për armëmbajtjen pa leje. Riformulim të nenit në frymën e vendimit të Kushtetueses. Gjithkush dënohet sipas ligjit të kohës. Nga ligji i ri përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi, jo ata që kanë një vendim të formës së prerë” tha Manjani.

Për ligjin e armëve,  Gjykata Kushtetuese e pati rrëzuar më herët nenin për ashpërsimin e dënimit të armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që sipas deputetit Luan Rama ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Rama-Meta është ndërhyrë 17 herë në Kodin penal, çka tregon mungesë vizioni.

“Është e 17 ndërhyrje në kodin Penal gjatë 3 viteve të koalicionit tonë. Kjo tregon mungesë vizioni. Jemi gjetur dhe para precedentëve anti kushtetues në ndryshime në kodin penal. Shpesh i kanë sjellë ministri të tjera, pa kaluar sipas Kushtetutës në Ministri të Drejtësisë”,- tha Rama.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka shtuar se, i duhet kërkuar presidentit të Republikës falje për personat që janë dënuar sipas dispozitave të ashpra të këtij ligji. “Kërkojini Presidentit falje dënimi për personat që janë dënuar sipas dispozitave të ashpra të këtij ligji. Nuk ka sens të qëndrojnë në burg”,- tha ai.

Vecc LSI-së edhe deputeti i PDIU Aqif Rakipi shprehu rezerva për ashpërsimin e Kodit Penal për disa vepra që nuk janë të rënda.  “Ata që bëjnë ligjet ti shohin më mirë. Po shkojnë njerëz në burg se suvatojnë shtëpinë” ka thënë ai.

SHKARKO APP