LSI, mesazh publik: “Kush është i fortë nuk fiton, kush fiton është i fortë”

LSI shquhet për mënyrën e të bërit politikë. Pa konflikte, pa sherre, me mirëkuptim dhe konsensus; ky është slogani dhe parimi i tyre.

Drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se kanë kaluar një fundjave të këndshme, përtej çdo tension politik që zhvillohet në Tiranë, një lojë volejbolli me të rinjtë ka qenë edhe mënyra më e mirë për të qenë më afër tyre, por edhe për të dhënë mesazhe të rëndësishme.

Kështu, të paktën duket në këtë foto ku gjatë një shtrëngimi duarsh mes ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Këshilltari i tij e shoqëron edhe me një dixhiturë domethënëse. “Kush është i fortë nuk fiton, kush fiton është i fortë”.

Edhe pse vendi është përfshirë në tensione politike mes palëve, që prej mosregjistrimit të partive opozitare në zgjedhje, thirrje për dialog kanë ardhur njëzëri nga drejtuesit e LSI-së, të cilët nuk i shikojnë këto zgjedhje pa opozitën.  Ndërkohë që gjithmonë dhe më shumë përflitet për një ‘krisje’ brenda koalicionit të majtë qeveritar, drejtues të të dy partive kanë mohuar se diçka e tillë është duke ndodhur.

Fakti që Ilir Meta me anë të këshilltarit të tij ka gjetur një mënyrë fine për ti thënë, edhe publikisht, Edi Ramës me një metaforë pas lojes se volejbollit tregon se duhet palët (PD-PS) të lëshojnë diçka nga vetja, pasi ndryshe nuk ka marrëveshje dhe stabilitet,

“Kush është i fortë nuk fiton, kush fiton është i fortë”!

 

SHKARKO APP