LSI nuk është gati të bisedojë për Koalicionin e vitit 2017 me Edi Ramën

Edi Rama ka deklaruar se po pret zgjedhjet në LSI për të filluar bisedimet për koalicionin e vitit 2017, pra për zgjedhjet e reja parlamentare.  Ndërkohës kreu i LSI-së Ilir Meta tha pas votimit për kreun e partisë se më shumë se fituesi atij i intereson procesi.

“Mendoj se gara është ajo që kemi parë e do shohim deri në fund, të gjithë kanë qenë të ftuar për të konkurruar, shpresoj të jetë një moment i ri. Për mua më e rëndësishme është mbarëvajtja e procesit dhe shkalla e pjesëmarrjes dhe për këtë edhe komisioni ka dërguar vëzhgues nga qendra, për të shmangur fiktivitet, por edhe për të kuptuar shkallën e motivimit”.

Dhe si për ti dhënë përgjigje dhe PS, Meta njoftoi se në datën 3-4 dhjetor LSI do të mbledhë Konventën Kombëtare. Pyetjes nëse do të kërkojë LSI do të kërkojë postin e kryeministrit, Meta dha këtë përgjigje:

“Përgjigjen do ta jepte më mirë kandidati Spahiu, për mua më e rëndësishme është sot që LSI të tregojë shkallë të lartë motivimi. Rritja e anëtarësisë do të thotë fuqizim i LSI, sa më e fortë të jetë ajo aq më e qetë, sigurt është Shqipëria, fuqishëm është dialogu politik në vend dhe e ardhmja evropiane e vendit” – tha Meta.

Deri në dhjetor as që flitet për bisedime nga ana e LSI me PS. Në dhjetor do mblidhet Konventa Kombëtare, ku do të zgjidhen organet drejtuesi si Komiteti Drejtues dhe me pas Kryesia. Edhe nga ana kohore nuk ka mundësi LSI të vendos pasi do të jetë Kryesia e LSI, e cila do të dalë nga zgjedhjet dhe me pas do të autorizojë drejtuesit me mandat të plotë për të filluar negociatat me PS.

Negociatat nuk duken se do jenë të lehta këtë radhë. Pas negociatave do të mblidhen organet drejtuese për të vendosur, diku nga muajit mars 2017.

Pra deri në mars të vitit të ardhshëm selia rozë duhet të presë. Ndërkohë Ilir Meta ka qetësuar PS-në kur thotë ne zbatojmë pikë për pikë Marrëveshjen.

SHKARKO APP